
rrotulluar çelësin përzgjedhës në pozicionin
O . Pas pak minutash dera mund të hapet
(kushtojini vëmendje nivelit dhe
temperaturës së ujit!) .
Pasi të mbyllni derën, është e nevojshme të
përzgjidhni sërish programin dhe opsionet, si
dhe të shtypni butonin 8 .
Në fund të programit
Pajisja ndalon automatikisht. Tre zero
pulsuese 0.00 shfaqen në ekran dhe drita
treguese e butonit 8 fiket. Do të dëgjohen
disa sinjale akustike.
Nëse keni zgjedhur një program apo një
opsion që përfundon me ujë të mbetur në
kazan, dera mbetet e bllokuar për të treguar
se fillimisht duhet të zbrazet uji përpara se të
hapni derën.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të
zbrazur ujin:
1.
Rrotullojeni çelësin e funksionit në O .
2. Përzgjidhni programin për tharje ose
centrifugim.
3. Zvogëloni shpejtësinë e centrifugimit
nëse është nevoja, duke shtypur butonin
përkatës.
4. Shtypni butonin 8 .
Në përfundim të programit, dera çkyçet dhe
mund të hapet. Rrotullojeni çelësin e
funksionit në O për të fikur pajisjen.
Nxirrni rrobat nga kazani i lavatriçes dhe
kontrolloni që kazani të jetë bosh. Nëse nuk
keni ndërmend të kryeni një larje tjetër,
mbyllni rubinetin e ujit. Lini derën hapur për
të shmangur formimin e mykut dhe të erërave
të pakëndshme.
Pezullim : pasi programi të kete përfunduar
pas pak minutash, do të aktivizohet sistemi i
kursimit të energjisë. Ndriçimi i ekranit është
ulur. Duke shtypur çdo buton, pajisja do të
dalë nga statusi i kursimit të energjisë.
Përdorimi - Tharja
Vetëm tharja
Paralajmërim
Sasia e këshilluar e ngarkesës është 3 kg për
të pambuktat dhe të linjtat dhe 2 kg për
veshjet sintetike.
Nëse shtypni butonin Koha e tharjes,
është gjithashtu e mundur të thani deri
në 4 kg veshje të pambukta (shihni
tabelën "Programet e tharjes").
Paralajmërim
Rubineti i ujit duhet të jetë i hapur dhe
zorra e shkarkimit duhet të jetë
vendosur në lavaman ose të jetë lidhur
me tubin shkarkues.
1. Futja e veshjeve në pajisje.
2. Zgjidhni një cikël centrifugimi me
shpejtësinë maksimale të rrotullimeve të
lejuar për llojin e veshjeve, për të marrë
rezultatet më të mira të tharjes.
3. Zgjidhni programin e tharjes për Të
pambuktat ose Sintetiket në fushën e
Tharjes te çelësi përzgjedhës i
programeve.
4. Nëse dëshironi që të zgjidhni një tharje të
programuar, shtypni butonin 5 derisa në
ekran të shfaqet koha që dëshironi (shihni
tabelën "Programet e tharjes"). Çdo herë
që të shtypni këtë buton, koha e tharjes
rritet me 5 minuta.
Shënim!
Koha e programit do të rritet
automatikisht me disa minuta.
5.
Shtypni butonin 8 për të filluar programin.
Pasi të fillojë programi, koha e mbetur do
të përditësohet çdo minutë.
Shënim!
Llojet e ndryshme të të pambuktave
(peshqirë, çarçafë, bluza e kështu me
radhë) ose çdo lloj tjetër veshjeje që
mblidhet gjatë fazës së shtrydhjes mund
të thahen vetëm pjesërisht. Në rastin e
veçantë kur në fund të ciklit, veshjet
mbeten disi të njoma, ju sugjerojmë t'i
hapni veshjet e mbledhura, t’i vendosni
ato edhe njëherë në kazan në mënyrë të
rregullt dhe të zgjidhni një cikël tharjeje
shtesë prej 20-30 minutash.
6. Në fund të programit, alarmi bie dhe në
ekran shfaqen tre " 0,00 " duke pulsuar.
Dera është e bllokuar.
12 electrolux
Commenti su questo manuale