Electrolux EWW126410W Manuale Utente Pagina 20

  • Scaricare
  • Aggiungi ai miei manuali
  • Stampa
  • Pagina
    / 68
  • Indice
  • SEGNALIBRI
  • Valutato. / 5. Basato su recensioni clienti
Vedere la pagina 19
Zbutja e ujit
Uji që përdorim normalisht përmban gëlqere.
Nuk do të ishte keq që herë pas herë të
përdorni në pajisje pluhur zbutës për ujin.
Bëjeni këtë veçmas procesit të larjes së
teshave, dhe duke ndjekur udhëzimet e
prodhuesit të pluhurit zbutës. Kjo do t'ju
ndihmojë të parandaloni formimin dhe
depozitimeve të gëlqeres.
Pas çdo larjeje
Lëreni derën hapur për pak kohë. Kjo
ndihmon në parandalimin e erërave të
pakëndshme që formohen brenda në pajisje.
Duke e mbajtur derën hapur pas çdo larjeje,
ju konsumoni më pak edhe guarnicionin e
derës.
Larja e mirëmbajtjes
Me përdorimin e larjeve me temperatura të
ulëta, është e mundur që brenda në kazan të
grumbullohen mbetje.
Ju këshillojmë që të kryeni rregullisht larje
mirëmbajtjeje.
Për të realizuar një larje mirëmbajtjeje:
Kazani duhet të jetë pa tesha.
Përzgjidhni programin më të nxehtë të
larjes së të pambuktave.
Përdorni një masë normale detergjenti, i cili
duhet të jetë në trajtë pluhuri me përbërës
biologjikë.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni pjesën e jashtme të pajisje vetëm
me ujë dhe sapun, dhe më pas thajeni atë
mirë.
E rëndësishme Mos përdorni tretës boje,
tretës ose produkte të ngjashme për të
pastruar mbulesën e pajisjes.
Pastrimi i sirtarit të detergjentit
Sirtari i dhomëzës së detergjentit duhet të
pastrohet rregullisht.
Sirtari i pluhurit larës dhe i solucioneve shtesë
duhet të pastrohet rregullisht.
Nxirreni jashtë sirtarin duke shtypur kapësen
për poshtë dhe duke e tërhequr atë jashtë.
Lajeni duke e lënë në ujë të rrjedhshëm nën
një rubinet, për të hequr çdo mbetje të
grumbulluar pluhuri larës.
Për të ndihmuar pastrimin, pjesa e sipërme e
dhomëzës së produkteve suplementare
duhet të hiqet. Pastroni të gjitha pjesët me
ujë.
Pastrojeni dhomëzën e sirtarit me një furçë.
20 electrolux
Vedere la pagina 19
1 2 ... 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 ... 67 68

Commenti su questo manuale

Nessun commento