Electrolux EWTS10620W Manuale Utente Pagina 4

  • Scaricare
  • Aggiungi ai miei manuali
  • Stampa
  • Pagina
    / 64
  • Indice
  • SEGNALIBRI
  • Valutato. / 5. Basato su recensioni clienti
Vedere la pagina 3
Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u përdorur
nga persona (përfshirë fëmijët), aftësitë fizike,
ndjesore ose mendore të të cilëve, ose mungesa
e përvojës dhe njohurive i pengon ata të përdorin
pajisjen me siguri pa mbikëqyrjen ose udhëzimet
e një personi përgjegjës, për të siguruar që ata
e përdorin pajisjen me siguri.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar se
nuk luajnë me pajisjen.
Personalizimi
Siguria për fëmijët
Ky opsion mundëson dy lloje bllokimi:
nëse opsioni aktivizohet mbasi ka filluar cikli,
asnjë ndryshim nuk është i mundur te opsionet
ose programi.
Cikli është në proces dhe duhet të çaktivizoni
përzgjedhjen për të vënë në punë një cikël të ri.
nëse opsioni aktivizohet para se të ketë filluar
cikli, pajisja nuk mund të ndizet.
Për të aktivizuar sigurinë për fëmijët, ndizni pajisjen
dhe shtypni " Shpëlarje plus"
dhe " Fillimi me
vonesë"
njëkohësisht derisa simboli i
konfirmimit
të shfaqet në ekran. Pajisja
memorizon përzgjedhjen e këtij opsioni. Për të
çaktivizuar sigurinë për fëmijët, përsëritni procesin.
Sinjali i dëgjueshëm
Kur aktivizohet sinjali i dëgjueshëm, ai tingëllon kur
shtypet një buton, në fund të programit, për të
sinjalizuar një defekt.
Për ta çaktivizuar, ndizni pajisjen dhe shtypni "
Paralarja"
dhe " Shpëlarje plus"
njëkohësisht derisa të dëgjohet një bip. Sinjali
është aktiv vetëm nëse tingëllon alarmi. Për ta
riaktivizuar atë, përsëritni të njëjtin proces.
Si të vini në punë në cikël larjeje?
Përdorimi për herë të parë
Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato
hidraulike të jenë në përputhje me
udhëzimet e instalimit.
Hiqni ambalazhin prej polistireni dhe gjithë
materialet e tjera brenda kazanit.
Realizoni një cikël larjeje me 90°C, pa tesha
brenda por me detergjent, për të pastruar
depozitën e ujit.
Përdorimi i përditshëm
Futja e teshave në pajisje
Hapni kapakun e
pajisjes.
Hapeni derën e
lavatriçes duke
shtypur butonin A:
Dy mbërthyeset
zhbllokohen
automatikisht.
Futni brenda
teshat, mbyllni
derën dhe
kapakun e lavatriçes.
Paralajmërim Përpara se të mbyllni
kapakun e pajisjes, sigurohuni që dera e
kazanit të jetë mbyllur mirë :
Kur dy mbërthyeset janë mbyllur,
butoni bllokues A lirohet.
Sasitë e detergjentëve
Hidhni sasinë e pluhurit larës në foletë e larjes
dhe paralarjes nëse keni zgjedhur përzgjedhjen
"paralarja". Hidhni zbutës rrobash në folenë e
posaçme
nëse është nevoja.
A
Përzgjedhja e programit të dëshiruar
Rrotullojeni çelësin e zgjedhjes së programeve në
programin e dëshiruar. Butoni me shtypje " Fillo/
Ndërprit" pulson i kuq.
Nëse rrotulloni butonin e zgjedhjes së programeve
në një program tjetër në kohën kur një cikël është
në punë, pajisja do ta injorojë programin e ri të
zgjedhur. "Err" pulson dhe butoni me shtypje "
Fillo/Ndërprit" pulson i kuq për pak sekonda.
Përzgjedhja e temperaturës
Shtypni butonin me shtypje Temperatura"
vazhdimisht për të rritur ose ulur temperaturën,
nëse dëshironi që teshat tuaja të lahen në një
temperaturë të ndryshme nga ajo e zgjedhur nga
vetë pajisja (shihni "Tabela e programeve"). Simboli
do të thotë larje e ftohtë.
Përzgjedhja e shpejtësisë së rrotullimeve
Shtypni butonin me shtypje " Shtrydhja"
për të
ndryshuar shpejtësinë e rrotullimeve, nëse
dëshironi që teshat tuaja të shtrydhen në një
shpejtësi të ndryshme nga ajo e zgjedhur nga vetë
pajisja. mund të zgjidhni gjithashtu " Pa shtrydhje"
4 electrolux
Vedere la pagina 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 63 64

Commenti su questo manuale

Nessun commento