
10. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë punës.
Përpara se të kontaktoni shërbimin,
referojuni informacionit që vijon për të
zgjidhur problemin.
Për disa probleme, ekrani tregon
kodin e alarmit:
•
- Pajisja nuk mbushet me ujë.
•
- Pajisja nuk e kullon ujin.
•
- Pajisja kundër përmbytjes është e
aktivizuar.
PARALAJMËRIM
Çaktivizojeni pajisjen para se të
kryeni kontrollet.
Problemi Zgjidhja e mundshme
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që spina të jetë në prizë.
Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë
asnjë siguresë të prishur.
Programi nuk fillon punën. Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
Nëse caktohet shtyrja e programit, anulojeni
cilësimin ose prisni sa të përfundojë numërimi
mbrapsht.
Pajisja nuk mbushet me ujë. Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të
mos jetë shumë i dobët. Për këtë
informacion, kontaktoni autoritetet lokale të
ujësjellësit.
Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i
bllokuar.
Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos jetë i
bllokuar.
Sigurohuni që tubi hyrës të mos jetë i
përdredhur ose i harkuar.
Pajisja nuk e shkarkon ujin. Sigurohuni që pileta e lavamanit të mos jetë e
bllokuar.
Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos jetë i
përdredhur ose i harkuar.
Pajisja kundër përmbytjes është e
aktivizuar.
Mbyllni rubinetin e ujit dhe kontaktoni me
qendrën e shërbimit.
Pasi të keni përfunduar kontrollet,
aktivizoni pajisjen. Programi vazhdon nga
pika ku u ndërpre.
Nëse problemi ndodh përsëri, kontaktoni
me qendrën e shërbimit.
Nëse ekrani shfaq kode të tjera alarmi,
kontaktoni me qendrën e shërbimit.
10.1 Nëse rezultatet e larjes dhe
të tharjes nuk janë të
kënaqshme
Vija të bardha ose shtresa me ngjyrë
blu mbi gota dhe enë
• Sasia e lëshuar e shpëlarësit është
tepër e madhe. Rregullojeni
përzgjedhësin e shpëlarësit në një
pozicion më të ulët.
• Sasia e detergjentit është tepër e
madhe.
SHQIP 15
Commenti su questo manuale