
Ju mund ta vendosni programin
dhe shtyrjen e programit, edhe kur
dera e pajisjes është e mbyllur. Në
këto rrethana, ju keni vetëm 3
sekonda kohë pas çdo cilësimi
përpara se pajisja të fillojë punën.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja punon
Nëse e hapni derën, pajisja ndalon. Kur e
mbyllni derën, pajisja vazhdon nga pika ku
u ndërpre.
Anulimi i shtyrjes së programit
ndërsa funksionon numërimi
mbrapsht
Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve (B) dhe (C) në të njëjtën kohë
derisa të gjithë treguesit e programeve të
ndizen dhe në ekran të shfaqen 2 vija
horizontale të statusit.
Kur anuloni një shtyrje programi,
pajisja kthehet në modalitetin e
cilësimit. Duhet të vendosni
programin përsëri.
Anulimi i programit
Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve (B) dhe (C) në të njëjtën kohë
derisa të gjithë treguesit e programeve të
ndizen dhe në ekran të shfaqen 2 vija
horizontale të statusit.
Sigurohuni që të ketë detergjent
në kutinë e detergjentit përpara se
të filloni një program të ri.
Në përfundim të programit
Kur programi të ketë përfunduar ekrani
tregon 0. Treguesi i butonit të përfundimit
ndizet dhe treguesi i larjes fiket.
1.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
çaktivizuar pajisjen.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
Nëse nuk e shtypni butonin e
ndezjes/fikjes, mekanizmi Auto
Off e çaktivizon pajisjen
automatikisht pas disa minutash.
Kjo ndihmon për uljen e konsumit
të energjisë.
• Lërini enët të ftohen para se t'i
hiqni ato nga pajisja. Enët e
nxehta mund të dëmtohen
lehtë.
• Boshatisni koshin e poshtëm në
fillim dhe më pas atë të
sipërmin.
• Mund të ketë ujë anash dhe te
dera e pajisjes. Enët prej inoksi
ftohen më shpejt se enët e tjera.
8. UDHËZIME DHE KËSHILLA
8.1 Zbutësi i ujit
Uji i fortë përmban një sasi të lartë
mineralesh që mund të shkaktojnë
dëmtimin e pajisjes dhe rezultate të këqija
në larje. Zbutësi i ujit i neutralizon këto
minerale.
Kripa e enëlarëses e mban zbutësin e ujit
të pastër dhe në gjendje të mirë. Është e
rëndësishme që të vendosni nivelin e
duhur të zbutësit të ujit. Kjo bën të
mundur që zbutësi i ujit të përdorë sasinë
e duhur të kripës së enëlarëses dhe të ujit.
8.2 Vendosja e enëve në kosha
Referojuni fletëpalosjes së ofruar
me shembujt për vendosjen e
enëve në kosha.
• Përdoreni pajisjen vetëm për të larë
artikujt që mund të lahen në enëlarëse.
• Mos vendosni në pajisje artikuj prej
druri, briri, alumini, kallaji dhe bakri.
• Mos fusni në pajisje artikuj që thithin ujë
(sfungjerë, lecka për pastrim).
• Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
• Për ta hequr me lehtësi ushqimin e
djegur dhe të ngjitur, njomini tenxheret
12
www.electrolux.com
Commenti su questo manuale