
dhe tiganët me ujë përpara se t'i futni
në pajisje.
• Futini enët e thella (filxhanët, gotat dhe
tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar
për poshtë.
• Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
ngjiten bashkë. Lugët përziejini bashkë
me takëmet e tjera.
• Sigurohuni që gotat të mos prekin
njëra-tjetrën.
• Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
• Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që ato të mos
lëvizin.
• Sigurohuni që krahët spërkatës mund
të lëvizin lirisht përpara se të nisni një
program.
8.3 Përdorimi i kripës,
shpëlarësit dhe detergjentit
• Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e
tjera mund të shkaktojnë dëmtimin e
pajisjes.
• Në fazën e fundit të shpëlarjes,
shpëlarësi ndihmon që enët të thahen
pa vija dhe pa pika.
• Tabletat e detergjenteve të kombinuar
përmbajnë detergjent, shpëlarës dhe
agjentë të tjerë shtesë. Sigurohuni që
këto tableta të mund të përdoren për
fortësinë e ujit në zonën tuaj. Referojuni
udhëzimeve që gjeni në paketimin e
këtyre produkteve.
• Tabletat e detergjentit nuk shkrihen
plotësisht në programet e shkurtra. Për
të parandaluar mbetjet e detergjentit tek
takëmet, ne ju rekomandojmë që t'i
përdorni tabletat me programet e gjata.
Mos përdorni më shumë se sasia
e duhur e detergjentit. Referojuni
udhëzimeve që jepen në
paketimin e detergjentit.
8.4 Përpara fillimit të një
programi
Sigurohuni që:
• Filtrat janë të pastër dhe të vendosur
saktë.
• Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
• Pozicionim i artikujve në kosha është i
saktë.
• Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
• Është përdorur sasia e duhur e
detergjentit.
• Ka kripë për enëlarëse dhe shpëlarës
(përveç rastit kur përdorni tableta
detergjenti).
• Kapaku i kutisë së kripës është i
shtrënguar.
9. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen
e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe
hiqeni nga priza.
Filtrat e ndotur dhe krahët
spërkatës të bllokuar zvogëlojnë
rezultatet e larjes.
Kontrollojini rregullisht dhe, nëse
është e nevojshme, pastrojini ato.
SHQIP 13
Commenti su questo manuale