Electrolux ENF2700AOX Manuale Utente Pagina 8

  • Scaricare
  • Aggiungi ai miei manuali
  • Stampa
  • Pagina
    / 128
  • Indice
  • SEGNALIBRI
  • Valutato. / 5. Basato su recensioni clienti
Vedere la pagina 7
8 www.electrolux.com
5.1 Tingujt e funksionimit
normal
Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë
kur frigoriferi pompohet nëpërmjet
bobinave ose tubave. Kjo është
normale.
Kur kompresori është i ndezur,
frigoriferi pompon ujin dhe do të
dëgjoni një tingull uturimë dhe një
zhurmë dridhëse nga kompresori. Kjo
është normale.
Zgjerimi termik mund të shkaktojë një
zhurmë të papritur kërcitëse. Është
një fenomen i natyrshëm dhe jo një
fenomen zik i rrezikshëm. Kjo është
normale.
5.2 Këshilla për kursimin e
energjisë
Mos e hapni shpesh derën ose mos
e lini hapur për një kohë më të gjatë
sesa nevojitet patjetër.
5.3 Këshilla për ftohjen e
ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
Mos depozitoni ushqime të ngrohta
apo lëngje që avullojnë në ftohës.
Mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë
të fortë.
5.4 Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet): mbështillini në
qeska plastike dhe vendosini mbi raftin
e xhamit që ndodhet mbi sirtarin e
perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më
shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta etj.:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të
pastrohen mirë dhe të vendosen në
sirtarin(ët) e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen
në mbajtëset e posaçme hermetike ose
të mbështjella në letër alumini ose qese
plastike, për të lejuar brenda sa më pak
ajër të jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të
kenë kapak dhe duhet të vendosen në
mbajtësen e shisheve te dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat,
nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të
mbahen në ftohës.
5.5 Këshilla për ngrirjen
Për t’ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni
disa këshilla të rëndësishme:
Sasia maksimale e ushqimit që mund
të ngrihet në 24 orë tregohet në
pllakën e specikimeve.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Gjatë
kësaj periudhe nuk duhet të shtohet
ushqim tjetër për t’u ngrirë.
Ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë.
Përgatiteni ushqimin në racione të
vogla për të mundësuar ngrirjen e
shpejtë dhe të plotë të tij, si dhe për të
mundësuar shkrirjen vetëm të sasisë
së dëshiruar.
Mbështilleni ushqimin me letër alumini
ose plastike dhe sigurohuni që
paketimi të jetë hermetik.
Mos lejoni që ushqimet e freskëta të
pangrira të prekin ushqimet që janë
tashmë të ngrira, për të shmangur rritjen
e temperaturës së këtyre të fundit.
Ushqimet pa dhjamë ruhen më
mirë dhe më gjatë se ushqimet
e yndyrshme; kripa shkurton
jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimeve.
Lëngjet e ngrira, nëse konsumohen
menjëherë pas nxjerrjes nga ndarja e
ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës nga ngrirja.
Këshillohet që të shënoni datën
e ngrirjes në çdo pako ushqimi të
ngrirë, për të pasur parasysh kohën e
ruajtjes.
5. Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Vedere la pagina 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 127 128

Commenti su questo manuale

Nessun commento