Electrolux ENF2700AOX Manuale Utente Pagina 4

  • Scaricare
  • Aggiungi ai miei manuali
  • Stampa
  • Pagina
    / 128
  • Indice
  • SEGNALIBRI
  • Valutato. / 5. Basato su recensioni clienti
Vedere la pagina 3
4 www.electrolux.com
2.1 Instalimi
KUJDES!
Vetëm një person i kualikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
Sigurohuni që ajri të mund të
qarkullojë përreth pajisjes.
Prisni të paktën 4 orë përpara se të
lidhni pajisjen me energjinë elektrike.
Kjo bëhet që vaji të lejohet të rrjedhë
përsëri te kompresori.
Mos e instaloni pajisjen pranë
radiatorëve, sobave, furrave ose
vatrave të gatimit.
Pjesa e pasme e pajisjes duhet të
mbështetet pas murit.
Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë
të drejtpërdrejtë dielli.
Mos e instaloni pajisjen në zona me
shumë lagështi ose shumë të ftohta,
si shtesa ndërtimi, garazhe ose qilarë
vere.
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i
përparmë për të shmangur gërvishtjen
e dyshemesë.
2.2 Lidhja elektrike
KUJDES!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualikuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën elektrike,
kabllon elektrike, kompresorin).
Kontaktoni me shërbimin ose një
inxhinier elektrik për të ndërruar pjesët
elektrike.
Kablloja elektrike duhet të qëndrojë
nën nivelin e spinës elektrike.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në
fund të instalimit. Sigurohuni që spina
të jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
2.3 Përdorimi
KUJDES!
Rrezik lëndimi, djegiesh, goditjeje
elektrike ose zjarri.
Mos i ndryshoni specikimet e kësaj
pajisjeje.
Mos vendosni pajisje elektrike
(p.sh. makinë akulloresh) në pajisje
përveçse kur është shënuar nga
prodhuesi se mund të vendosen.
Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime
te qarku i agjentit ftohës. Ai përmban
izobutan (R600a), një gaz natyror
me nivel të lartë pajtueshmërie me
mjedisin. Ky gaz merr akë.
Nëse dëmtohet qarku i ftohjes,
sigurohuni që të mos ketë akë dhe
burime ndezjeje në dhomë. Ajrosni
dhomën.
Mos lejoni që enë të nxehta të prekin
pjesët plastike të pajisjes.
Mos vendosni pije freskuese në
ndarjen e ngrirjes. Kjo krijon presion
tek ena e pijeve.
Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin
akë në pajisje.
Mos vendosni produkte që marrin
akë ose sende të lagura me produkte
të ndezshme brenda, pranë pajisjes
ose mbi të.
Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
Mos hiqni ose mos prekni sende në
ndarjen e ngrirësit nëse duart i keni të
lagura ose të njoma.
Mos ngrini përsëri ushqime që janë
shkrirë.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
Vedere la pagina 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 127 128

Commenti su questo manuale

Nessun commento