
6 www.electrolux.com
Cilësimi 7 (ndalesa e fundit)
nënkupton:
Temperatura më e ulët, cilësimi më i
ftohtë.
3.1 Pastrimi i pjesës së
brendshme të pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për
herë të parë, pastroni pjesën e saj
të brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
3. Përdorimi për herë të parë
sapun neutral për të hequr aromën
karakteristike të produkteve të reja, e më
pas thajeni mirë.
E RËNDËSISHME!
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë sipërfaqet e lëmuara.
Normalisht, këshillojmë që të zgjidhni
cilësimin 3 ose 4, nëse dëshironi
temperaturë më të ngrohtë ose më të
ftohtë rrotullojeni çelësin përkatësisht në
cilësimin më të ulët ose më të lartë.
4. Përdorimi i përditshëm
4.1 Sirtari i zarzavateve
Sirtari është i përshtatshëm për të ruajtur
fruta dhe zarzavate.
4.2 Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimeve të freskëta
dhe ruajtjen e ushqimeve të ngrira dhe
shumë të ngrira për një kohë të gjatë.
Vendosni ushqimin e freskët që do të
ngrini në ndarjen e poshtme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet për 24 orë përcaktohet në etiketën
e parametrave, një etiketë që ndodhet në
pjesën e brendshme të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqime të tjera për
t’u ngrirë.
4.3 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur ndizet për herë të parë ose pas një
periudhe mospërdorimi. Përpara se ta
vendosni produktin në ndarje, lëreni
pajisjen të punojë të paktën 2 orë në
cilësime më të larta.
E RËNDËSISHME!
Në rast shkrirjeje aksidentale, për
shembull për shkak të një qëndrimi
pa energji për një kohë më të gjatë
se vlera e treguar në tabelën e
të dhënave teknike te "koha në
rritje", ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të rivendoset
në ngrirje (pasi është ftohur).
4.4 Shkrirja
Përpara se të përdoren, ushqimet
e ngrira ose tepër të ngrira mund të
shkrihen në ndarjen e frigoriferit ose në
temperaturë dhome, në varësi të kohës
në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
menjëherë sapo nxirren nga ngrirësi: në
këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.
4.5 Prodhimi i kubeve të akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më
shumë kuti të posaçme për prodhimin e
kubeve të akullit.
Commenti su questo manuale