
34 electrolux
Çfarë të bëhet nëse …
Në qoftë se problemin nuk e zgjidhni dot
me masën e shënuar më sipër, ju lutem
kontaktoni shitësin tuaj të specializuar
ose shërbimin për klientë.
Paralajmërim! Riparime të aparatit
lejohen të kryhen vetëm nga specialistë.
Riparime joprofesionale mund të
shkaktojnë rreziqe të konsiderueshme
për përdoruesin.
Në qoftë se aparati u përdor në mënyrë
të gabuar, as brenda afatit të garancisë
vizita e teknikut të shërbimit për klientë
ose të shitësit të specializuar nuk mund
të jetë falas.
Shënim për aparate me ballë
metalik:
Për shkak të ballit të ftohtë të aparatit
tuaj, xhami i brendshëm i derës mund të
zërë avull për një kohë të shkurtër pas
hapjes së derës, gjatë ose pak pas
pjekjes ose skuqjes.
Heqja e mbeturinave
Materiali ambalazhues
Materialet ambalazhuese e respektojnë
mjedisin dhe janë të riciklueshme. Pjesët
prej plastiku janë të shenjuara, p. sh.
>PE<>PS< etj. Hiqini materialet e
ambalazhimit sipas shenjimit të tyre në
konteinerët e parashikuar për
grumbullimin e tyre tek organet
komunale të heqjes së mbeturinave.
Aparati i përdorur
Aparatin tuaj të vjetër, që nuk mund të
përdoret mëhiqeni sipas direktivave për
heqjen e mbeturinave që vlejnë në
vendbanimin tuaj.
Paralajmërim: Për të evituar çdo rrezik
të shkaktuar nga aparati i vjetër, bëjeni të
papërdorshëm para se ta hiqni.
Për këtëhiqeni aparatin nga rrjeti
dhe hiqni kabllon e rrjetit nga
aparati.
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Furra nuk po nxehet Furra nuk është ndezur Ndizni furrën
Parametrat e kërkuara nuk janë
vendosur
Kontrolloni parametrat
Ka rënë siguresa mbrojtëse e
shtëpisë (në kutinë e siguresës)
Kontrolloni siguresën. Nëse
siguresat bien disa herë, ju lutem të
thërrisni një elektricist të kualifikuar
Drita e furrës nuk po
funksionon
Llamba e dritës së furrës është me
defekt
Zëvendësoni llambën e furrës
“F11” shfaqet në fushën e
orës.
Sonda e mishit ka bërë qark të
shkurtër ose spina e sondës së
mishit nuk është futur plotësisht në
fole
Fusni deri në fund sondën e mishit
në fole në murin anash furrës
Një kod defekti shfaqet në
fushën e orës, i cili nuk është
listuar më sipër
Defekt elektronik Fikeni dhe ndizeni pajisjen përmes
siguresës së shtëpisë ose çelësit të
sigurisë në kutinë e siguresës.
Nëse shfaqet sërish, ju lutemi të
kontaktoni me Departamentin e
Kujdesit ndaj Klientit
Commenti su questo manuale