
electrolux 27
Nxirrni lart (2) mbulesën nga pjesa e
poshtme e mbulesës së derës (B) dhe
futeni midis (3).
Kapeni mbulesën e derës (B) nga anët e
saj, vendoseni në pjesën e brendshme
të buzës së derës dhe mbërthejeni
mbulesën e derës (B) në buzën e
sipërme të derës.
3 Në anën e hapur të mbulesës së derës
(B) gjendet një shinë drejtuese (C). Kjo
duhet të futet midis xhamit të jashtëm
të derës dhe këndit drejtues (D).
Kapësja mbërthyese (E) duhet të jetë e
shtrënguar.
Mbyllni derën e furrës.
Pastrimi dhe kujdesi
1 Paralajmërim: Përpara pastrimit fikeni
pajisjen dhe lëreni të ftohet.
Paralajmërim: Për arsye sigurie mos e
pastroni pajisjen me pastrues me avull ose
me pastrues me presion të lartë.
Kujdes: Mos përdorni asnjë mjet
gërryes për pastrim, objekte të mprehta
ose largues për njollat.
Mos e pastroni derën prej xhami të sobës me
mjete kruajtëse ose me kruajtëse prej metali,
të cilat mund të gërvishtin sipërfaqen e
xhamit. Si rezultat i kësaj xhami mund të
plasaritet.
Pajisja nga jashtë
Pjesën ballore të pajisjes fshijeni me një
pecetë të butë dhe me ujë të ngrohtë
me finjë.
Commenti su questo manuale