Electrolux EWP106200W Manuale Utente Pagina 10

  • Scaricare
  • Aggiungi ai miei manuali
  • Stampa
  • Pagina
    / 60
  • Indice
  • SEGNALIBRI
  • Valutato. / 5. Basato su recensioni clienti
Vedere la pagina 9
LIDHJA ELEKTRIKE
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik në shtëpi.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar e
instaluar si duhet.
Mos përdorni spina, lidhës dhe kabllo
zgjatimi të shumëfishta. Ka rrezik zjarri.
Mos i zëvendësoni ose modifikoni vetë
kabllot e ushqimit. Lidhuni me Shërbimin
e passhitjes.
Sigurohuni që spina dhe kablloja elektrike
të mos shtypen ose dëmtohen nga pjesa
e pasme e pajisjes.
Sigurohuni që spina elektrike të jetë e
arritshme mbas instalimit.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur
nga spina.
Kjo pajisje pajtohet me Direktivat E.E.C.
AKSESORËT E VEÇANTË
SETI I KËMBËVE PREJ GOME
(4055126249)
I disponueshëm nga shitësi i autorizuar.
Këmbët prej gome rekomandohen në
veçanti për dysheme pluskuese, të
rrëshqitshme dhe parkete.
Montoni këmbët prej gome për të
parandaluar dridhjet, zhurmat dhe
zhvendosjen e pajisjes gjatë punës.
Lexoni me kujdes manualin që do të gjeni
bashkë me veglat e instalimit.
PËRDORIMI I PARË
Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe
ato hidraulike të pajtohen me
udhëzimet e instalimit.
Sigurohuni që kazani të jetë bosh.
Para larjes së parë, kryeni një cikël të
pambuktash me temperaturën më të
lartë pa futur asnjë teshë në pajisje,
për të hequr mbetjet e prodhimit nga
kazani dhe vaska. Hidhni 1/2 mase
detergjent në dhomëzën e larjes
kryesore dhe ndizni pajisjen.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
NDANI TESHAT NË GRUPE
Ndiqni simbolet e kodeve të larjes mbi
etiketat e teshave si dhe udhëzimet e
prodhuesit për larjen. Ndajini teshat si më
poshtë: të bardha, me ngjyra, sintetike,
delikate, të leshta.
PËRPARA SE TË FUSNI BRENDA
TESHAT
E rëndësishme Sigurohuni që nëpër rroba
të mos mbeten objekte metalike (p.sh.
karfica flokësh, paramane, pineska).
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, togëzat dhe sustat. Lidhni mirë
fjongot dhe shiritat e gjatë. Hiqni të gjithë
grepat (p.sh. nga perdet).
Mos i lani asnjëherë teshat e bardha dhe
ato me ngjyrë bashkë. Të bardhat mund
të humbasin "bardhësinë" gjatë larjes.
Rrobat e reja me ngjyra mund të lëshojnë
ngjyrë që në larjen e parë; prandaj, herën
e parë ato duhet të lahen veças.
Fërkojini zonat e ndotura shumë me një
detergjent të veçantë ose pastë
detergjenti.
Trajtojini perdet me një kujdes të veçantë.
Lajini çorapet dhe dorezat brenda një
çante ose një rrjete.
10 electrolux
Vedere la pagina 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 59 60

Commenti su questo manuale

Nessun commento