Electrolux ERN22510 Manuale Utente Pagina 8

  • Scaricare
  • Aggiungi ai miei manuali
  • Stampa
  • Pagina
    / 64
  • Indice
  • SEGNALIBRI
  • Valutato. / 5. Basato su recensioni clienti
Vedere la pagina 7
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën kulluese të ujit të
shkrirjes, që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar që
uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi ujë.
Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën
e kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Në pjesën e sipërme të dhomëzës do
të formohet gjithmonë një sasi e
caktuar bryme.
E rëndësishme Shkrini ngrirësin kur
shtresa e brymës arrin një trashësi prej 3-5
mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
1. Fikni pajisjen.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete dhe
vendosini në një vend të freskët.
3. Hapni derën.
4. Kur shkrirja ka përfunduar, thajeni mirë
pjesën e brendshme.
5. Ndizni pajisjen.
6. Vendoseni çelësin e temperaturës në
pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë
maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë
për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.
7. Rivendosni në pajisje ushqimet që
hoqët më parë.
Paralajmërim Mos përdorni kurrë
vegla metalike me majë për të kruajtur
brymën nga avulluesi pasi mund ta
dëmtoni atë. Mos përdorni asnjë pajisje
mekanike apo mjete artificiale për të
përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç
atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
Ngritja e temperaturës së pakove të
ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund
t'i shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike;
nxirrni jashtë gjithë ushqimet;
shkrirja
5)
dhe pastroni pajisjen dhe të
gjithë aksesorët e saj;
lëreni derën/dyert pak hapur për të
shmangur formimin e erërave
pakëndshme.
Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur,
kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas herë
për të shmangur prishjen e ushqimit
brenda, në rast të luhatjeve elektrike.
SI TË VEPROJMË NËSE…
Paralajmërim Përpara se të kryeni
veprime për mirëmbajtjen e pajisjes,
hiqeni atë nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose
personat kompetentë duhet të merren
me rregullimet apo defektet që nuk
janë në këtë manual.
E rëndësishme Gjatë përdorimin normal
dëgjohen disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
5) Nëse parashikohet.
8 electrolux
Vedere la pagina 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 63 64

Commenti su questo manuale

Nessun commento