
electrolux përpara përdorimit të parë 9
Përpara përdorimit të parë
Modaliteti ekonomik
Furra është vendosur në modalitetin
“KURSIM ENERGJIE” (‘Ekonomik’).
1. Futeni furrën në prizë.
2. Ekrani do të jetë i fikur.
3. Hapni derën dhe ai do të ndizet.
4. Mbylleni derën dhe ikona ‘Econ’
(Ekonomike) do të shfaqet.
5. Ekrani do të numërojë nga 3:00 deri në
zero.
6. Kur arrihet zero, furra kalon në
modalitetin ‘Ekonomik’ dhe ekrani fiket.
7. Për të anuluar modalitetin ‘Ekonomik’,
regjistroni orën.
8. Për të vendosur modalitetin ‘Ekonomik’
kur është regjistruar ora, hapni derën,
shtypni start për 5 sekonda, shtypni stop
dhe më pas mbyllni derën.
Regjistrimi i orës
Furra ka një orë me 12 periudha.
Shembull: Për të regjistruar orën 11:30.
1. Futeni furrën në prizë.
2. Ekrani do të jetë i fikur.
3. Hapni derën dhe ai do të ndizet.
4. Ndërsa dera është e hapur, rrotulloni
çelësin KOHËMATËSI/PESHA për të
rregulluar orën.
5. Shtypni një herë butonin START/+30, e
më pas rrotulloni çelësin
KOHËMATËSI/PESHA për të rregulluar
minutat.
6. Shtypni butonin START/+30.
Kontrolloni ekranin:
7. Mbylleni derën.
E rëndësishme:
1. Ju mund të rrotulloni çelësin
KOHËMATËSI/PESHA në drejtim orar
ose kundër-orar.
2. Modalitetin KURSIM ENERGJIE nuk
mund të aktivizohet nëse është
regjistruar ora.
Rregullimi i kohës kur ora është
regjistruar ose kur furra është në
modalitetin ‘Ekonomik’
Shembull: Për të regjistruar orën 12:45.
1. Hapni derën.
2. Shtypni dhe mbani shtypur butonin
START/+30 për 5 sekonda. Furra do të
tingëllojë. Rrotulloni çelësin
KOHËMATËSI/PESHA për të rregulluar
orën.
3. Shtypni një herë butonin START/+30, e
më pas rrotulloni çelësin
KOHËMATËSI/PESHA për të rregulluar
minutat.
4. Shtypni butonin START/+30.
Kontrolloni ekranin:
Përdorimi i butonit STOP
Përdoreni butonin STOP:
1. Për të fshirë një gabim gjatë programimit.
2. Për të ndaluar furrën përkohësisht gjatë
gatimit, shtypeni një herë.
3. Anuloni një program gjatë gatimit, prekeni
dy herë.
Bllokimi i sigurisë për fëmijët
Furra ka një mekanizëm sigurie që
parandalon aktivizimin aksidental të furrës
nga një fëmijë. Kur është aktivizuar bllokimi,
asnjë pjesë e mikrovalës nuk punon derisa të
çaktivizoni sërish mekanizmin bllokues.
Shembull: Për të aktivizuar bllokimin e
sigurisë për fëmijët.
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonin stop
për 5 sekonda.
Furra do të tingëllojë dy herë dhe në ekran do
të shfaqet LOC’:
Shënim:
• Për të çaktivizuar mekanizmin bllokues të
sigurisë, shtypni dhe mbani shtypur
butonin stop për 5 sekonda, furra do të
tingëllojë dy herë dhe në ekran do të
shfaqet ora ditore.
• Mekanizmi i sigurisë për fëmijët nuk mund
të aktivizohet nëse nuk është regjistruar
ora.
Commenti su questo manuale