
46 electrolux përdorimi i furrës
Smell Filter (Filtri i largimit të
aromave)
Me anë të efektit katalitik të filtrit do të
pengohet përhapja e aromave të
ushqimeve.
Funksioni Smell Filter (Filtri i largimit të
aromave) ndizet automatikisht kur nis
një proces pjekjeje ose skuqjeje (përveç
Specials (Funksionet e veçanta)).
Kur përfundon procesi i pjekjes ose i
skuqjes, funksioni çaktivizohet
automatikisht.
Kur pajisja dërgohet për herë të
parë, funksioni Smell Filter (Filtri i
largimit të aromave) është i
çaktivizuar. Ai duhet të aktivizohet
në menynë Basic Settings
(Rregullimet).
Konsumi i energjisë është më i
madh kur funksioni Smell Filter
(Filtri i largimit të aromave) është i
aktivizuar.
Nëse funksioni Smell Filter (Filtri i
largimit të aromave) çaktivizohet në
menynë Basic Settings
(Rregullimet), pas 100 orë pune, ai
do të ndizet automatikisht gjatë një
procesi pjekjeje ose skuqjeje, në
mënyrë që të vetë-pastrohet.
Gjatë procesit Pyrolyse ndizet
automatikisht Smell Filter (Filtri i
largimit të aromave), edhe kur ky
është i çaktivizuar në menynë Basic
Settings (Rregullimet).
Commenti su questo manuale