
Si të vini në punë në cikël larjeje?
Përdorimi për herë të parë
• Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato
hidraulike të jenë në përputhje me
udhëzimet e instalimit.
• Hiqni ambalazhin prej polistireni dhe gjithë
materialet e tjera brenda kazanit.
• Realizoni një cikël larjeje me 90°C, pa tesha
brenda por me detergjent, për të pastruar
depozitën e ujit.
Përdorimi i përditshëm
Futja e teshave në pajisje
• Hapni kapakun e
pajisjes.
• Hapeni derën e
lavatriçes duke
shtypur butonin A:
Dy mbërthyeset
zhbllokohen
automatikisht.
• Futni brenda
teshat, mbyllni
derën dhe
kapakun e lavatriçes.
Paralajmërim Përpara se të mbyllni
kapakun e pajisjes, sigurohuni që dera e
kazanit të jetë mbyllur mirë:
• Kur dy mbërthyeset janë mbyllur,
• butoni mbërthyes A lëshohet.
Sasitë e detergjentëve
Hidhni sasinë e pluhurit larës në foletë e larjes
dhe paralarjes nëse keni zgjedhur përzgjedhjen
"paralarja". Hidhni zbutës rrobash në folenë e
posaçme
nëse është nevoja.
Përzgjedhja e programit të dëshiruar
Rrotullojeni çelësin e zgjedhjes së programeve në
programin e dëshiruar. Butoni me shtypje " Fillo/
Bëj pauzë"
pulson ngjyrë jeshile.
Nëse rrotulloni butonin e zgjedhjes së programeve
në një program tjetër në kohën kur një cikël është
në punë, pajisja do ta injorojë programin e ri të
zgjedhur. Butoni me shtypje " Fillo/Bëj pauzë"
pulson i kuq për pak sekonda.
Përzgjedhja e temperaturës
Shtypni butonin me shtypje " Temperatura"
disa
herë për të rritur ose ulur temperaturën (shihni
"Tabela e programeve"). Simboli
do të thotë
larje e ftohtë.
Përzgjedhja e shpejtësisë së rrotullimeve
Rrotullojeni çelësin e shpejtësisë së rrotullimeve në
shpejtësinë e dëshiruar.
Shpejtësitë maksimale të rrotullimit janë:
Të pambuktat, Eco , Të leshta, Larje me dorë,
Xhins : 1000 rpm (EWT10115W), 900 rpm
A
(EWT9125W), Sintetike, Të lehta për hekurosje :
900 rpm, Delikate : 700 rpm.
Në përfundim të programit, nëse keni zgjedhur "
Shpëlarje me pushim "
ose " Cikël nate plus"
, ju duhet të zgjidhni më pas programin "
Shtrydhja"
ose " Kullimi" për të përfunduar
ciklin dhe zbrazur ujin.
Zgjedhja e opsioneve
Duhet të zgjidhni opsionet e ndryshme mbas
zgjedhjes së programit dhe para se të shtypni
butonin me shtypje " Fillo/Bëj pauzë"
(shihni
"Tabela e programeve"). Shtypni butonin(at) e
dëshiruar: dritat përkatëse ndizen. Kur shtypen
përsëri, dritat fiken. Nëse një nga opsionet nuk
është i pajtueshëm me programin e zgjedhur,
butoni me shtypje " Fillo/Bëj pauzë"
pulson i
kuq.
" Shpëlarje plus" opsioni
Lavatriçja do të shtojë një ose më shumë shpëlarje
gjatë ciklit. Ky opsion rekomandohet për njerëzit
me lëkurë të ndjeshme dhe në zona me ujë të butë.
E përkohshme : Shtypni butonin me shtypje "
Shpëlarje plus"
. Opsioni është aktiv vetëm për
programin e zgjedhur.
E përhershme : Mbani shtypur butonat me shtypje
" Temperatura"
dhe " Rregulluesi i kohës" për
pak sekonda. Përzgjedhja aktivizohet
përgjithmonë, edhe nëse pajisja është e fikur. Për
ta çaktivizuar atë, përsëritni procesin.
" Fillimi me vonesë"
Ky opsion ju mundëson të shtyni fillimin e programit
të larjes me 2, 4 ose 6 orë duke shtypur butonin
me shtypje " Fillimi me vonesë"
.
Ju mund të ndryshoni apo anuloni shtyrjen e
programit në çdo kohë, përpara se të shtypni
butonin me shtypje " Fillo/Bëj pauzë"
duke
shtypur përsëri Fillimi me vonesë"
(kur të gjithë
treguesit janë të fikur, programi i larjes do të fillojë
menjëherë).
Nëse e keni shtypur tashmë butonin me shtypje "
Fillo/Bëj pauzë"
dhe dëshironi të ndryshoni apo
anuloni shtyrjen e programit, veproni si më poshtë:
4 electrolux
Commenti su questo manuale