
• - Furnizimi me rrymë është i
paqëndrueshëm. Prisni derisa
furnizimi me rrymë të bëhet i
qëndrueshëm.
• - Nuk ka komunikim ndërmjet
elementeve elektronike të pajisjes.
Fikeni dhe ndizeni sërish. Programi
nuk ka përfunduar siç duhet ose
pajisja ka ndaluar shumë herët. Nëse
shfaqet sërish kodi i alarmit,
kontaktoni qendrën e autorizuar të
shërbimit.
PARALAJMËRIM!
Çaktivizojeni pajisjen para
se të kryeni kontrollet.
13.2 Defektet e mundshme
Problemi Zgjidhja e mundshme
Programi nuk fillon.
• Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
• Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
• Sigurohuni që në kutinë e siguresave të mos ketë
siguresë të prishur.
• Sigurohuni që butoni Nisja/Pauza të jetë shtypur.
• Nëse caktohet vonesa ne nisje e programit, anulojeni
cilësimin ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
• Çaktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët, nëse është
i ndezur.
Pajisja nuk mbushet
mirë me ujë.
• Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
• Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë
shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet
vendase të ujësjellësit.
• Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që filtri në tubin hyrës dhe filtri i valvulës të
mos jenë të bllokuar. Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe
pastrimi".
• Sigurohuni që tubi i furnizimit me ujë të mos jetë i
përdredhur ose i përthyer.
• Sigurohuni që lidhja e tubit të hyrjes së ujit të jetë e
saktë.
• Sigurohuni që lidhjet e tubave të hyrjes së ujit të jenë të
sakta.
Pajisja nuk mbushet me
ujë dhe e shkarkon atë
menjëherë.
• Sigurohuni që tubi i shkarkimit të jetë në pozicionin e
duhur. Tubi mund të jetë shumë poshtë. Shihni kapitullin
"Udhëzime instalimi".
SHQIP 25
Commenti su questo manuale