2. Shtypni dhe mbani shtypur butonin
Option për rreth 3 sekonda derisa
ekrani të shfaqë: Stop washing?.
• Zgjidhni Rinis dhe shtypni OK për
të vazhduar me numërimin
mbrapsht. Mbyllni derën e
pajisjes.
• Zgjidhni Stop dhe shtypni OK për
të anuluar shtyrjen e programit.
Anulimi i një programi në
funksionim
Kur anuloni programin në funksionim,
opsionet caktohen në vlerat e tyre të
parazgjedhura.
1. Hapni derën e pajisjes.
2. Shtypni dhe mbani shtypur Option
për rreth 3 sekonda derisa ekrani të
shfaqë: Të ndalet larja?.
• Zgjidhni Rinis dhe shtypni OK për
të vazhduar me programin aktual.
Mbyllni derën e pajisjes.
• Zgjidhni Stop dhe shtypni OK për
të anuluar programin aktual.
Përfundimi i programit
Kur programi përfundon TimeBeam
tregon 0:00 dhe CLEAN. Pajisja
çaktivizohet automatikisht kur hapni
derën.
Mbyllni rubinetin e ujit.
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
10.1 Të përgjithshme
Këshillat e mëposhtme sigurojnë
rezultate optimale pastrimi dhe tharjeje
në përdorimin ditor dhe ndihmojnë në
mbrojtjen e mjedisit.
• Hidhini në koshin e mbeturinave
mbetjet e mëdha të ushqimeve në
enë.
• Mos i shpëlani enët paraprakisht me
dorë. Kur është e nevojshme,
përdorni programin e paralarjes (nëse
disponohet) ose zgjidhni një program
me fazë paralarjeje.
• Përdoreni gjithmonë të gjithë
hapësirën e koshave.
• Gjatë ngarkimit të pajisjes, sigurohuni
që enët të mund të arrihen dhe të
lahen plotësisht nga uji i lëshuar nga
hundëzat e krahëve spërkatës.
Sigurohuni që artikujt të mos prekin
ose të mos mbulojnë njeri-tjetrin.
• Mund të përdorni detergjent për larjen
e enëve, shpëlarës dhe kripë veçmas
ose mund të përdorni tabletat e
shumëfishta (p.sh. ''3 në 1'', ''4 në 1'',
''Të gjitha në 1''). Ndiqni udhëzimet e
shkruara mbi paketim. Tabletat e
shumëfishta janë zakonisht të
përshtatshme në zona me fortësi uji
deri në 21° dH. Në zonat që e
tejkalojnë këtë kufi, duhet të përdoren
edhe shpëlarësi dhe kripa.
• Zgjidhni programin sipas llojit të
ngarkesës dhe nivelit të ndotjes. Me
programin ECO ofrohet përdorimi më
efikas i ujit dhe konsumi më efikas i
energjisë për enë prej fajance dhe
takëme me ndotje normale.
10.2 Përdorimi i kripës,
shpëlarësit dhe detergjentit
• Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e
tjera mund të shkaktojnë dëmtimin e
pajisjes.
• Tabletat e shumëfishta janë zakonisht
të përshtatshme në zona me fortësi uji
deri në 21° dH. Në zonat që e kalojnë
këtë kufi, shpëlarësi dhe kripa duhet
të përdoren në ndihmë të tabletave të
shumëfishta. Megjithatë, në zonat me
ujë të rëndë dhe shumë të rëndë ne
rekomandojmë përdorimin e një
detergjenti të vetëm (pluhur, xhel,
tableta pa funksione shtesë),
shpëlarësit dhe kripës veçmas për
rezultate optimale pastrimi dhe
tharjeje.
• Shpërndarja e shpëlarësit mund të
çaktivizohet kur përdorni tabletat e
shumëfishta, por rekomandojmë që
gjithmonë të përdorni shpëlarësin për
performancë më të mirë.
Niveli i zbutësit të ujit mund të
vendoset gjithashtu në vlerën më të
SHQIP 17
Commenti su questo manuale