
Të dhëna të rëndësishme:
• Vrima e valvulit të derës së frigoriferit duhet
mbyllur me Valvulin e Ujit gjatë funksionimit të
rregullt të pajisjes.
• Përdorni vetëm ujë të pijshëm. Përdorimi i çdo
lloj pijeje tjetër mund të lërë mbeturina, shije
ose aromë në rezervuar dhe rubinet.
• Ka mundësi të dëgjoni zhurma të shkaktuara
nga hyrja e ajrit kur uji del nga rezervuari.
• Në rast se uji nuk rrjedh mirë, shtypeni levën
që lëshon ujin edhe njëherë. Mbajeni gotën
nën rubinet për disa çaste, që të siguroheni që
uji të bjerë në gotë.
• Mos përdorni pije të gazuara, si p.sh. pije të
buta. Pija mund të rrjedhë jashtë si pasojë e
presionit të gazit.
• Mbani parasysh që uji është artikull ushqimor.
Ju lutemi konsumojeni ujin e filtruar brenda një
ose dy ditësh.
• Nëse njësia e filtrit të ujit BRITA nuk përdoret
për një kohë të gjatë (p.sh. gjatë pushimeve), ju
këshillojmë të derdhni jashtë ujin e mbetur
brenda sistemit dhe ta lini filtrin brenda.
Përpara se ta përdorni sistemin sërish, nxirrni
jashtë filtrin dhe përsëritni hapat 1 deri 4 të
paragrafit "Si të përdorni filtrin BRITA MAXTRA".
• Njësia e filtrit të ujit BRITA është projektuar për
t'u përdorur vetëm ujë rubineti të trajtuar nga
bashkia (shënim: ky ujë kontrollohet
vazhdimisht dhe sipas rregulloreve ligjore i
sigurt për t'u pirë) ose me ujë nga ujësjellës
privatë, uji i të cilëve është provuar si i sigurt
për t'u pirë.
Nëse udhëzoheni nga autoritetet se uji i
rubinetit duhet zier, atëherë edhe uji i filtruar
nga filtri BRITA duhet zier gjithashtu. Kur
udhëzimi për të zier ujin nuk është më në fuqi, i
gjithë sistemi filtrues duhet pastruar dhe duhet
vendosur një filtër i ri.
Mund të gjeni më shumë të dhëna për
përdorimin e filtrit BRITA dhe sistemit Memo në
udhëzuesin e sistemit BRITA.
Ju mund të blini filtra të rinj BRITA dhe
sistem Memo në rrjetin e shërbimeve të
klientit të Electrolux ose BRITA.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë
e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja
dhe ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë
të autorizuar.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i
dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori
ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse të
posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të
pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në
mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të
parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë
mbi ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju
është dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën
e kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e përqark
dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një
trashësi prej 3-5 mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet
e mëposhtme:
• nxirreni spinën nga priza e murit ose fikni pajisjen
• hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me
disa shtresa gazete dhe vendosini në një vend
të freskët
• hiqni sirtarët e ngrirësit
10 electrolux
Commenti su questo manuale