Electrolux EOC6631AOX Manuale Utente Pagina 11

  • Scaricare
  • Aggiungi ai miei manuali
  • Stampa
  • Pagina
    / 44
  • Indice
  • SEGNALIBRI
  • Valutato. / 5. Basato su recensioni clienti
Vedere la pagina 10
5.7 Treguesi i nxehjes
Kur aktivizoni një funksion të furrës,
shiritat në ekran
shfaqen një nga një.
Vijat tregojnë se temperatura e furrës
ngrihet ose ulet.
5.8 Gatimi me avull
1. Vendosni funksionin .
2. Shtypni kapakun e sirtarit të ujit për
ta hapur. Mbusheni sirtarin e ujit me
ujë derisa të ndizet treguesi Depozita
plot.
Kapaciteti maksimal i depozitës
është 900 ml. Ai mjafton për rreth 55
- 60 minuta gatim.
Përdorni vetëm ujë si
lëng. Mos përdorni ujë të
filtruar (të çmineralizuar)
ose të distiluar. Mos
përdorni lëngje të tjera.
Mos vendosni lëngje të
djegshme ose alkoolike
(raki, uiski, konjak etj.)
në sirtarin e ujit.
3. Shtyjeni sirtarin e ujit në pozicionin e
tij fillestar.
4. Përgatisni ushqimin në enët e
duhura.
5. Vendoseni temperaturën midis 130°C
dhe 230°C.
Gatimi me avull nuk jep rezultate të
mira në temperatura më të larta se
230°C.
PARALAJMËRIM!
Prisni të paktën 60 minuta
pas çdo përdorimi të
funksionit me avull, për të
shmangur daljen e ujit të
nxehtë nga valvula e daljes
së ujit.
Zbrazni depozitën e ujit pasi përfundon
gatimi me avull.
KUJDES!
Pajisja është e nxehtë. Ka
rrezik djegie. Bëni kujdes kur
zbrazni sirtarin e ujit.
5.9 Treguesi i depozitës së ujit
Kur funksionon gatimi me avull, ekrani
shfaq treguesin e depozitës së ujit.
Treguesi i depozitës së ujit tregon nivelin
e ujit në depozitë.
- Depozita e ujit është plot. Një
sinjal akustik bie kur depozita është
plot. Shtypni një buton çfarëdo për të
ndaluar sinjalin akustik.
- Depozita e ujit është gjysmë e
mbushur.
- Depozita e ujit është bosh. Një
sinjal akustik bie kur depozita duhet të
mbushet sërish.
Nëse hidhni shumë ujë në
depozitë, valvula e sigurisë e
derdh ujin e tepërt në fund të
furrës.
Fshijeni ujin me një sfungjer
apo me një leckë.
5.10 Boshatisja e depozitës së
ujit
KUJDES!
Sigurohuni që pajisja të jetë
ftohur përpara se të filloni të
zbrazni depozitën e ujit.
1. Përgatitni tubin e shkarkimit (C), të
përfshirë në të njëjtën paketë me
manualin e përdorimit. Vendoseni
konektorin (B) në njërin fund të tubit
të shkarkimit.
2. Vendoseni fundin tjetër të tubit
shkarkues (C) në një enë. Vendoseni
në një pozicion më të ulët se valvula
e daljes (A).
SHQIP 11
Vedere la pagina 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 43 44

Commenti su questo manuale

Nessun commento