shuajeni me lëngun e mishit. Hidhini
ragusë me mish pure domatesh, erëza,
kripë dhe piper dhe lëreni të ziejë e
mbuluar për 30 minuta me nxehtësi të
ulët. Ndërkohë përgatisni salcën e
beshamelit: Shkrini gjalpin në një enë,
shtoni miellin dhe skuqeni deri sa të
bëhet ngjyrë të verdhë duke e trazuar
vazhdimisht. Shtoni qumështin ngadalë,
duke e përzier vazhdimisht. Hidhini
beshamelit kripë, piper dhe arrë moskati
dhe lëreni të ziejë të zbuluar për rreth 10
minuta. Lyeni me 1 lugë gjelle gjalpë një
tavë pjekjeje të madhe me kënde të
drejta. Shtroni në mënyrë të alternuar në
tavë një shtresë petë, ragu mishi, salcë
beshameli dhe djathë të grirë. Në fund
duhet që të vendoset një shtresë salcë
beshameli e shtruar me djathë. Pjesën e
mbetur të gjalpit vëreni në copa të vogla
mbi gatesë.
• Koha në pajisje (min): 55
• Pozicioni i raftit: 2
5.2 Kaneloni:
Për 4 veta.
Përbërësit për mbushjen:
• 50 g qepë, të prera
• 30 g gjalpë
• 350 g spinaq, i prerë
• 100 g krem gatimi
• 200 g salmon i freskët, në copa
katrore
• 200 g sharrmak Nili, në copa katrore
• 150 g karkaleca deti
• 150 g midhje të qëruara
• kripë, piper
Përbërësit për salcën beshamel:
• 75 g gjalpë
• 50 g miell
• 600 ml qumësht
• kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
• 1 pako kaneloni
• 50 g djathë parmixhano, i grirë
• 150 g djathë, i grirë
• 40 g gjalpë
Metoda:
Hidhni qepët e grira dhe gjalpin në një
tigan dhe skuqini ngadalë derisa të
bëhen transparente. Shtoni spinaq të
grirë dhe lëreni në zjarr për pak kohë.
Shtoni kremin e gatimit, përziejeni dhe
pastaj lëreni të ftohet. Ndërkohë
përgatisni salcën e beshamelit: Shkrini
gjalpin në një enë, shtoni miellin dhe
skuqeni deri sa të bëhet ngjyrë të verdhë
duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni
qumështin ngadalë, duke e përzier
vazhdimisht. Hidhini beshamelit kripë,
piper dhe arrë moskati dhe lëreni të ziejë
të zbuluar për rreth 10 minuta. Hidhni te
spinaqi i ftohur salmonin, sharrmakun,
karkalecat, midhjet, kripën e piperin dhe
përziejini të gjitha bashkë. Lyeni me 1
lugë gjelle gjalpë një tavë pjekjeje të
madhe me kënde të drejta. Mbushini
kanelonat me përzierjen e spinaqit dhe
vendosini në tavën e pjekjes. Hidhni
salcë beshameli midis çdo radhe të
roleve me kaneloni. Në fund duhet që të
vendoset një shtresë salcë beshameli e
shtruar me djathë. Pjesën e mbetur të
gjalpit vëreni në copa të vogla mbi
gatesë.
• Koha në pajisje (min): 60
• Pozicioni i raftit: 2
5.3 Pasta Gratin:
Për 2-4 veta.
Përbërësit:
• 1 litër ujë
• kripë
• 250 g taljatele
• 250 g proshutë e butë
• 20 g gjalpë
• 1 tufë majdanoz
• 1 qepë
• 100 g gjalpë
• 1 vezë
• 250 ml qumësht
• kripë, piper dhe arrë moskat
• 50 g parmixhano të grirë
Metoda:
Lëreni ujin të ziejë me pak kripë. Hidhni
taljatelet në ujin e vluar me kripë dhe
lërini të ziejnë për rreth 12 minuta. Pastaj
kullojini. Pritni proshutën në kubikë të
vegjël. Nxehni gjalpin në një tigan. Grini
majdanozin dhe qëroni e grini qepët.
Skuqini të dyja në tigan. Lyeni një tavë
pjekjeje me pak gjalpë. Përzieni
10
Commenti su questo manuale